Vasili: Kurti luftoi korrupsionin në Kosovë, Rama keqmenaxhoi pandeminë
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për situatën politike në vend.
Vasili theksoi se Albin Kurti në Kosovë ka luftuar korrupsionin, duke shtuar se Rama është e kundërta e Kurtit, teksa edhe me pandeminë ka dështuar.
“Albin Kurti luftoi korrupsionin. Rama keqmenaxhoi pandeminë. Nuk kam folur ndonjëherë politikisht për pandeminë. Ne si LSI dhe opozitë, i kemi dhënë mësim të gjithëve, si protestohet dhe sa fort protestohet.
Kam ndjerë zili sesi në Kosovë u mbyllën votimet, në krahasim me zgjedhjet që ndodhin në Shqipëri, ku ndodhin turpe”, u shpreh Vasili.