Nesho: Qeveria e Kurtit e suksesshme, Albini njeriu që i duhet Kosovës në sfidat e saj

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për zgjedhjet në Kosovë.

Nesho thekson se qeveria e Albin Kurtit është e suksesshme, duke shtuar se Albini është njeriu që i duhet Kosovës, në sfidat që sot ka Prishtina.

“Qeveria e Kurtit ka qenë e suksesshme. Kurti ka qenë njeriu i duhur për dialogun me Serbinë. Kurti kishte përgjegjësi dhe e uli Kosovën në mënyrë të barabartë me një regjim, që akoma nuk ka zgjidhur të ardhmen e tij. Albin Kurti nuk flet në ajër dhe që hedh satelit në hapësirë apo të bëjë gjëra të tilla.

Shikoj se kundërshtarët e Albin Kurtit nuk e lavdërojnë atë. Në shtyp ka duf ndaj Albin Kurtit, të gjithë kundërshtarët e VV janë bërë bashkë kundër Vetëvendosjes. Vota e popullit e ka legjitimuar këtë qeveri ndaj krizave më të mëdha që ka Kosova. Kurti nuk ka bërë si Rama, që rrit borxhet këtu deri në limite jashtë normales”, u shpreh Nesho.