Ibrahimi: Vetëvendosje ka rënië në këto zgjedhje, vota e vërtetë e VV do shihet më vonë

Analisti Ilir Ibrahimi, në një intervistë në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për zgjedhjet në Kosovë.

Ibrahimi thekson se Vetëvendosje ka rënë disi në këto zgjedhje, duke shtuar se vota e vërtetë e VV-së do shihet më vonë.

“Vetëvendosja e ka kaluar këtë garë me një disfatë. Këtë gjë e kanë pranuar edhe zyrtarët e Vetëvendosjes. Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë të parë, kur të gjitha partitë e kanë fituar nga një komunë të parë. Kjo është disfatë. Edhe ne rezultatet e asamblesë komunale, VV është njësoj si PDK e LDK.

Kjo do të thotë se zgjedhjet e 14 shkurtit nuk ishin rezultat i suksesit të VV, por kombinim i disa faktorë vendorë dhe ndërkombëtarë, e Kurti me zotësi ia doli që të fitojë. Kjo gjë u shua. VV nuk është në shtratin e vet elektoral. Vota e vërtetë e VV do shihet pas disa kohësh, kur të matet për efektivitetin e saj në qeverisje”, u shpreh Ibrahimi.