Kontrabanda që financoi talibanët/ Mijëra afganë të varur nga drogat, mbyllen qendrat e rehabilitimit

Nëpër provincën e Nimrozit, në jugperëndim të Afganistanit, kalojnë rrugët kryesore të trafikimit të drogave drejt Iranit dhe Pakistanit.

Tregtia e opiumit dhe heroinës ka ndihmuar që të financohet kryengritja e talibanëve, dhe i ka lënë mijëra afganë viktima të varësisë.

Prej kur talibanët janë kthyer në pushtet, në gusht, tri qendra rehabilitimi në Nimroz janë mbyllur, për shkak të mungesës së financimit, përderisa përdoruesit e drogave kanë mbetur në rrugë, pa ndihmën e askujt./ REL/