VIDEO/ Ndarja nga jeta e ish-Sekretarit Amerikan, Meta: Humbje e madhe për kombin tonë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar, për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Pouell.

Meta thekson se ndarja nga jeta e Pouell është humbje e madhe për shtetin dhe kombin tonë.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Ndarja nga jeta e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Poëell është një humbje e madhe edhe për vendin dhe kombin tonë.

Një mik i jashtëzakonshëm, i paçmuar, gjithmonë mbështetës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për Pavarësinë e Kosovës.

Në veçanti, angazhimi i Tij për Kartën e Adriatikut, që u nënshkrua në 2 maj 2003 në Tiranë, ishte shumë i rëndësishëm për të përgatitur anëtarësimin tonë në NATO në mënyrë të pakthyeshme.

Po kështu gjatë vizitës së Tij në Tiranë u dakorduam se kishte ardhur koha për të kaluar nga politika standarde para statusit për Kosovën, drejt politikës standarde dhe status njëkohësisht, që do t'i paraprinte atij deklarimi historik nga Presidenti Bush, gjatë vizitës në Tiranë, për Kosovën.

Kujtimi i Tij do të mbetet i përjetshëm!

Të prehet në paqen e merituar!