Itali/ 1, 597 raste të reja dhe 44 viktima nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, Italia ka raportuar shifra më të ulëta të rasteve me koronavirus në krahasim me të dhënat e raportuara ditën e djeshme.

Janë regjistruar 1, 597 raste nga 219, 878 teste të realizuara.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije 44 pacientë kanë humbur jetën, dhe 2, 756 persona janë shëruar.

Sipas autoriteteve shëndetësore gjatë orëve të fundit është shënuar një rritje e shtrimeve në spitale.