Një fajtor për rrëzimin vdekjeprurës të aeroplanit të Sala

Këtë të hënë gjyqi për vdekjen e Emiliano Sala u mbajt në qytetin Cardiff, Uells. 

David Henderson është deklaruar fajtor për aksidentin në të cilin vdiq futbollisti argjentinas.

 66-vjeçari u akuzua se kishte vënë jetën e Sala në rrezik për sjelljen e tij të pamatur në kushtet e fluturimit. 

Emiliano Sala vdiq, së bashku me pilotin David Ibbotson, në Kanalin Anglez më 21 janar 2019 për shkak të aksidentit të avionit të tij privat kur ai po shkonte në Cardiff për t'u bashkuar me disiplinën e klubit Uellsian pasi u transferua nga Nantes. 

Trupi i tij u gjet dy javë pas ngjarjes në një thellësi prej 67 metrash ndërsa  trupi i pilotit 59-vjeçar nuk u gjet.

Në tetor 2020 gjatë seancës, Henderson u deklarua i pafajshëm për akuzat në gjykatë dhe u lirua me kusht në pritje të seancës tjetër. 

Gjithashtu doli se licenca e pilotit Ibbotson për të fluturuar me një aeroplan komercial kishte skaduar një vit më parë se të ndodhte aksidentit, në nëntor 2018.