Nga Prishtina në Kaçanik, gjysma e komunave në balotazh

19 komuna të Kosovës nga 38 do të hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, sipas rezultateve aktuale.

Balotazh do të ketë në kryeqytet, në Prishtinë, mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Vetëvendosja (VV) është partia me më së shumti pjesëmarrje në balotazh, në plot 10 komuna, përfshirë edhe Gjakovën, Gjilanin e Prizrenin si komuna të mëdha.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është në nëntë komuna në balotazh dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në tetë.

Sipas rezultateve aktuale këto janë komunat ku do të ketë balotazh:

Prishtinë, VV – LDK

Gjakova, AAK – VV

Drenas, PDK – Driton Ajazi

Gjilan, VV – LDK

Dragash, PDK – LDK

Istog, LDK - AAK

Kaçanik, PDK – VV

Klinë, AAK – PDK

Fushë-Kosovë, LDK – VV

Kamenicë, PSD – VV

Podujevë, VV – LDK

Prizren, VV – PDK

Shtime, PDK – VV

Viti, LDK – VV

Vushtrri, PDK – LDK

Malishevë, Nisma – PDK

Junik, AAK – LDK

Mamushë, Nisma – PDK

Kllokot, Lista Serbe - SNS