Sulmohen me granata policët e Kosovës në pikën e kalimit kufitar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në pikën e kalimit kufitar Kosovë-Serbi, në doganën e Jarinjës. 

Mësohet se është sulmuar vendqëndrimi i zyrtarëve të policorë dhe doganorë të Kosovës. 

Burime për mediat e Prishtinës bëjnë të ditur se granata është hedhur nga ana e Serbisë. 

Përveç dëmtimit të objektit, nuk dihet nëse ka të lënduar.