", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/17/auto_Screenshot_271634476028.jpg", "width": 900, "height": 508 } }

VIDEO/ E pazakontë në Irlandën e Veriut, portieri ndëshkohet me të kuq pasi goditi shokun e tij të skuadrës!

Skenë e pazakontë në Irlandën e Veriut. Java e tetë kampionatit vuri përballë Glentoran dhe Coleraine. Deri në minutën e 80-të ndeshja vendosit po fitonin, para se Cathair Friel të vendoste baraspeshën(2-2, 80).

Adam McCaray, i zemëruar me mbrojtjen e shokut të tij të skuadrës Bobby Burns, shkon tek ai gjatë festimit të miqve dhe nis t’i bërtasë  para se të rrëzonte në tokë. Arbitri logjikisht e ndëshkon me karton të kuq porterin vendas. Një barazim mes dy ekipeve pavarësisht incidentit, i cili nuk ishte i vullnetshëm sipas trajnerit të Glentoran, Mick McDermott.

"Ata të dy janë të mërzitur nga ajo që ndodhi. Fola me Bobin dhe ai më tha se nuk e goditi në fytyrë. Derisa të shikoj videon nga afër, nuk mund t'ju jap mendimin tim. Bobby e konfirmoi në dhomën e zhveshjes, madje erdhi edhe  në zyrën time, dhe tha se nuk ishte goditur, " tha McDermott pas takimit.