VIDEO/ Debuton si titullar, Armando Broja i jep Southamptonit fitoren e parë në Premierligë

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, e nisi nga minuta e parë për Southemptonin në sfidën ndaj Lidsit, duke debutuar për herë të parë si titullar në Premier Ligë.

Idhulli i ri i tifozëve shqiptarë ia shpërbleu më së miri besimin teknikut të ekipit anglez, duke shënuar në minutën e 53-të, për të kaluar Southamptonin në avantazh 1-0.

Ky ishte goli i parë i Brojës në Premierligë, teksa rezultati nuk ndryshoi më, me Southamptonin që falë sulmuesit shqiptar merr tri pikët.

Kjo ishte edhe fitorja e parë për Southamptonin, që ngjitet në kuotën e 7 pikëve pas 8 ndeshjesh.