VIDEO/ Mane arrin 100 gola në Premier League, por Salah 'vjedh' shfaqen me 'magjinë' e tij
Liverpool po fiton 4-0 kundër Watford, teksa goli i parë i “Të Kuqve” ishte një kryevepër e vërtetë.
Ndeshja ndaj Ëatford rezultoi më e lehtë nga seç pritej për Liverpool në Haëthorns. Një sfidë e cila u zbukurua nga dyshja Mohamed Salah - Sadio Mane, të cilët realizuan një gol spektakolar në pjesën e parë.
Kur luhej minuta e nëntë e ndeshjes, Mohamed Salah me një lëvizje fantastike shmangu kundërshtarin dhe më pas dërgoi një top të gjatë me të jashtmen e këmbës së majtë për Mane.
Senegali shënoi një gol të mrekullueshëm, duke arritur në jubileun e madh prej 100 golash në Premier League.