Çmenduria e PSG me Sergio Ramos: një milion euro në muaj, por ende nuk e ka prekur fushën

Në verë, PSG nënshkroi me Sergio Ramos me një pagë neto prej 15 milionë eruosh në sezon (kontratë dy vjeçare) plus bonuset.

Asnjë problem deri këtu, duke pasur parasysh karrierën e gjatë dhe të suksesshme të spanjollit.

Problemi lind nga fakti se pas dy muajsh nga fillimi i sezonit, ish-futbollisti i Real Madrid nuk ka zbritur ende në fushë dhe mjekët bëjnë të ditur se do të qëndroj edhe për dhjetë ditë të tjera jashtë, para se të kthehet në stërvitje me grupin.

Një milion euro neto pagë në muaj pa luajtur, një ekzagjerim tjetër i nënshkruar nga sheikët së bashku me shumë blerje të tjera të paguara me ar. Për ta raportuar është Corriere della Sera