Një tjetër futbollist i Kombëtares me COVID-19, zbulohet arsyeja pse mungoi ndaj Polonisë

Ivan Balliu me COVID-19. Ky është lajmi i fundit që vjen nga mediat spanjolle, të cilat shpjegojnë në këtë mënyrë mungesën e tij në ndeshjen e të martës kundër Polonisë.

Në mediat spanjolle, insistohet se trajneri i Rajo Vajekano, Andoni Iraola, ishte lajmëruar prej kohësh që Balliu kishte rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 në grumbullim me Shqipërinë.

Kështu, ai do të mungojë jo vetëm në ndeshjen e kësaj fundjave, por derisa tamponët ta nxjerrin negativ.