Ja kush u rendit në vendin e dytë si 'Dj' më i mirë në botë

Martin Garrix ka zënë vendin e dytë në listën e 100 DJ më të mirë në botë.

Ky vlerësim u realizua nga revista ballkanike, ‘Dj Mag’ dhe vendi i parë u mor nga David Guetta.

I lumtur për suksesin, artisti holandez ka bërë një reagim në rrjete sociale megjithëse kishte një kritikë.

“Ju lutem, nëse më shpallni si DJ-në e dytë më të mirë në botë, shqiptoni emrin tim saktë”, ka thënë ai pasi organizata kishte shkruar Garixx.

“Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj industrie të mahnitshme dhe nuk mund të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që më votuan si DJ-në e parë. DJ për të dytin vit radhazi. Do të thotë shumë”, u shpreh Guetta në anën tjetër.