Shefja e Newcastle: Investime të mëdha do të bëhen!

Newcastle ka ndryshuar dimensionin.

Që nga momenti kur klubin e mori nën zotërim  “Fondi Saudit për Investime Publike”, “Magpies” i është bashkuar klanit të të në botën e futbollit. Nëse disa po mallkojnë ardhjen e arabëve shumë të diskutueshëm, shumica po presin të dinë se si do të duket Newcastle pas merkatos.

Disa emra janë përmendur në shtypin e specializuar. Nabil Fekir, Clement Lenglet, Keylor Navas, Jesse Ringard, Mariano Diaz, Kalidou Coulibaly, James Tarkowski, Donny van de Beek, Eric Bailly, Anthony Martial, Timo Werner dhe Wesley Fofana ishin emrat e parë.

Por nuk është e gjitha. Përveç dëshirës për të riformuar skuadrës, “Magpies” duan të ndryshojnë edhe trajnerin. Emra si Brendan Rodgers, Frank Lampard, Lucien Favre, Antonio Conte, Erik Ten Haag apo Roberto Martinez janë në tavolinën e drejtuesve.

Si për nisje, Newcastle ka vendosur të shpenzojë shumën prej 220 milionë € këtë dimër .

"Ne do të investojmë, shumë"

Informacioni që shefja e re e klubit, Amanda Staveley, nuk e ka konfirmuar, megjithëse ajo pranoi se do të kryejnë investime të shuma. "Ne do investojmë, natyrisht, shumë. Por duhet të respektojmë rregullat e fair -play financiar.

Do të investojmë aq sa mundemi, të gjithë e dinë këtë. Por nuk do të investojmë vetëm tek lojtarë. Do jetë në të gjitha nivelet, në bord, etj ” , deklaroi ajo për “The Chronicles”, para se të shtonte.

“Nuk mund të kesh lojtarët më të mirë në botë, pa një qendër të mirë mjekësore. Duam të jemi të sigurt dhe të investojmë në të gjitha nivelet. Ka rregulla që duhen ndjekur, duhet të sigurohemi që ka të ardhura, Premier League ka rregulla sesi të investohet. " Mesazhi kaloi.