", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/13/auto_Sulm_terroriste_ne_norvegji1634154890.jpg", "width": 900, "height": 459 } }

VIDEO/ Sulmi terrorist, gazetari shqiptar nga Norvegjia: Ka shumë të vdekur dhe të plagosur

Gazetari shqiptar në Norvegji, Telnis Skuqi në një lidhje direkte për Syri Tv, përcolli detajet më të fundit nga sulmi terrorist në qytetin Kongsberg.

Një person me hark dhe shigjetë sulmoi qytetarët në qendër të qytetit. Skuqi tha se sipas autoriteteve policore norvegjeze, numri i të vdekurve dhe të plagosurve është shumë i madh. 

"Janë goditur me hark dhe shigjeta, situata ka qenë mjaft dramatike. Një person i dyshuar për krimin është ndaluar, vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë akt të çuditshëm terrorist. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30. Konfirmimet janë të policisë, ka të vrarë dhe të plagosur. Ka shumë të vdekur dhe shumë të plagosur në këtë ngjarje. Autori i ngjarjes ka vepruar i vetëm", tha gazetari shqiptar me banim në Norvegji, Telnis Skuqi. 

Syri.net sjell pamje me foto dhe video nga ngjarja tronditëse, ku disa qytetarë norvegjezë dhe jo vetëm, janë ekzekutuar me praktika mesjetare, me hark dhe shigjetë.