Shkarkohet trajneri, ekipi ‘i ngul thikën’ pas shpine

Një trajner i Futsallit dhe ndihmësit e tij në Argjentinë u pushuan nga detyra, pasi skuadra e tyre e futbollit të femrave shënoi 4 herë në portën e vet.

Banfield vendosi që të largojë menjëherë të gjithë stafin teknik pasi lojtaret e tyre shpërdoruan një avantazh 2-0 duke shënuar qëllimisht 4 autogola me takimin që përfundoi 2-4.

Gjithçka u bë me qëllimin që ato të evitonin një rival më të fortë në raundin pasardhës të turneut. Rivalet e tyre të “Gimnasia y Esgrima”, festuan fitoren në rrjetet sociale, por duke e përshkruar sjelljen e kundërshtarëve të tyre si aspak sportive