Itali/ 34 viktima dhe 1 516 raste të reja nga Covid

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 1 516 raste të reja nga 114 776 testime të kryera.

Sipas statistikave të autoriteteve shëndetësore në orët e fundit kanë humbur jetën gjithashtu 34 persona.

Në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 2 184 qytetarë.