Aksion i madh policor në Tiranë, disa të arrestuar

Prokuroria Speciale Antikorrupsion dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar një aksion të madh në Tiranë, kundër krimeve në fushën farmaceutike.

Bëhet me dije se SPAK kishte disa muaj që kishte nisur hetime në këtë fushë.

Si rrjedhojë, sonte janë arrestuar disa persona. Sipas burimeve, Prokuroria ka lëshuar gjashtë urdhër arreste, të cilat janë ekzekutuar nga policia.