Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 51-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi. Automjeti ku udhëtonte 51-vjeçari shqiptar ka përfunduar katër metra në kanal.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë. Policia greke akoma nuk e ka zbuluar identitetin e shqiptarit që ka ndërruar jetë.

Trupi i shqiptarit u nxorr pas disa javësh nga zjarrfikësit, sepse ishte bllokuar në makinë, pasi kjo e fundit ishte deformuar.

Shkak për këtë aksident, paraprakisht dyshohet se është shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.