VIDEO/ Rritja e çmimit të energjisë, Shano: Ramës i shijojnë emergjencat, s’do ta ketë popullin nëpër këmbë!

Analisti Dritan Shano, në një lidhje me Skype në SYRI TV ne Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko, foli për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe atë të gazit.

Shano thekson se Ramës i shijojnë pa fund emergjencat, duke shtuar se kjo ndodh, për shkak se kryeministri nuk dëshiron që ta ketë popullin nëpër këmbë.

'Rama nuk do ta ketë popullin nëpër këmbë. Shumë kryeministra të vendeve të zhvilluara kanë vijuar punën e tyre në mënyrë të qetë, nuk ka shpallur askush gjendje të jashtëzakonshme, nëse kanë për të marrë masë sociale, nuk dalin që të bërtasin.

Shqipëria ka shitur e ka blerë energji. Shitja kur ka reshje ka një çmim më të ulët. Në asnjë shtet nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Ramës i shijojnë pa fund emergjencat. Rama do që të shpallet sikur është babai i kombit, i mbaroi kauza e koronavirusit, e thotë tani se unë do iu shpëtoj juve për rritjen e çmimit të energjisë, kur këtë rritje të energjisë e ka bërë vetë qeveria Rama.

Është vetë Rama që e ka bërë këtë rritje të çmimeve. Kryeministri do që të marrë borxh sërish', u shpreh Shano.