Januzaj nuk po rinovon kontratën me Real Sociedad, mund të rikthehet në Angli

Adnan Januzaj është një nga lojtarët e shumtë në Europë që verën e ardhshme i skadon kontrata.

Mesfushori me origjinë shqiptare sezonin e kaluar nuk ishte në nivelin më të mirë te Real Sociedadi dhe trajneri Alguacil ka dyshime për ta mbajtur në skuadër.

Aktualisht nuk ka bisedime mes klubit dhe lojtarit për rinovimin e kontratës dhe nëse nuk do të ketë të reja, në janar Januzaj mund të bisedojë me çdo skuadër.

Ofertat për të, sidomos nga Anglia, nuk mungojnë, ndaj Januzaj mund të rikthehet në Premier League.