SONDAZHET/ 65 % e votuesve dhe 75 % e anëtarëve të PD mbështesin Berishën

Më shumë se 65% e qytetarëve që kanë votuar Partinë Demokratike dhe 75 % e anëtarëve pëlqejnë sot më shumë Sali Berishën.

Ndërsa për kryetarin aktual Lulzim Basha mbështetja ka rënë në 57% të votuesve të PD dhe 25 % e anëtarësisë.

Sipas anketës së bërë në muajin shtator nga Euronews Albania, tek qytetarët që votojnë Partisë Demokratike, kryetari aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pësuar rënie të ndjeshme popullariteti dhe është rritur ndjeshëm mbështetja ndaj liderit historik Sali Berisha.

Kjo anketë është bërë tek qytetarët që votojnë Partinë Demokratike, ndërsa duket se mbështetja e Sali Berishës nga anëtarët e PD-së është disa herë më e madhe.

Në një sondazh të bërë në anëtarësinë e Partisë Demokratike, kryetari aktual Lulzim Basha ka kundër 75 % të anëtarëve.

Rezultati u bë publik nga deputeti Agron Shehaj pas debatit me Lulzim Bashën, ku theksoi se kreu i PD-së gëzon mbështetjen e më pak se 25 % të anëtarëve.