‘Çmimi ishte më i ulët në 2013-ën’/ Gazetari e 'gozhdon', Rama tërbohet

Kryeministri Edi Rama u vu në pozitë të vështirë gjatë konferencës për shtyp, ku foli për rritjen e çmimeve. Një ditë më parë, ai tha se karburantet në vitin 2013 kanë qenë më të shtrenjta se sa tani. Por komentuesit dhe ekspertët i kanë kujtuar se çmimi i naftës ka qenë më i ulet.

Jo vetëm kaq, në bursa në atë kohë, çmimi ka qenë më i lartë nga sa është sot. Pikërisht kjo ishte pyetja që i bëri një gazetar sot Edi Ramës, por kryeministri u tërbua.

Gazetari i tha Ramës se një fuçi naftë në bursa në vitin 2013 shitej me 108 dollarë, kurse sot është më pak se 70 dollarë. Kryeministri, që e ka justifikuar çdo rritje çmimesh gjatë kësaj kohe, duke thënë se kështu ndodh në bursat e botës, u vu në gjendje të vështirë.

Rama: Kush e thotë këtë?

Gazetari: E them unë në bazë të çmimit të naftës në bursë.

Rama: Krahasimi im është shumë i thjeshtë, ankesa cila është, na është është rritur çmimi i naftës?

Gazetari: Ishte konstatim.

Rama: Po pse e keni këtë mani që ndërprisni, a ma bëre pyetjen? Sot çmimi i naftës ka shkuar aty ku nuk mban më, po si nuk mban më kur paska mbajtur më shumë seç ishte në 2013?

Gazetari: Ishte bursa.

Rama: Nuk po bëj debat me ty more djalë, unë po flas për ujkun, ti më tregon... unë them për çmimin në benzinatë. Atë e vendos tregu, është ky sistem kur ju ishit në lindje e sipër, se jeni disa më të rinj se demokracia. Nuk e vendos shteti sa shitet molla, pjeshka. Ka qenë më e lartë nafta se sot, e ka blerë yt atë më shumë se sa është blerë sot, po nuk po bëj debat.. ça të them, është e pabesueshme, po flas për çmimin e naftës, faleminderit shumë e paskeni bërë verifikimin.