Tallja/ Rama: Mos u mërzisni për çmimet e larta dhe rrogat e ulëta, as mua nuk më zë gjumi!

Pasi i njoftoi shqiptarët, se pavarësisht nga rritja e çmimeve nuk do të ketë rritje rrogash, pensionesh dhe ndihme sociale; pasi iu tha që këto çmime edhe kur të kalojë kjo krizë do të ngelen përgjithmonë kaq të larta, kryeministri Rama, në fund i futi një përvuajtje për këtë hall mbijetese që po kalojnë shqiptarët, ndërkohë që qeveria e tij vetëm justifikohet se “është ekonomi tregu”.

Për t'i ngushëlluar dhe qetësuar ata që i dhanë mandatin e tretë, Rama iu tha të gjithë hallexhinjve që nuk blejnë dot as bukën e përditshme, se për këtë hall të madh që i ka zënë me çmimet stratosferike dhe rrogat më të ulëta edhe në rajon, atë nuk e zë më gjumi natën.

“Nëse zgjidhja do të ishte hajde rrisim çmimin, atëherë nuk do të kishim bërë atë që do bënte çdo qytetar për vendin e tij. Jemi këtu për të mishëruar shqetësimet e çdo qytetari.

Për shkak të detyrës, unë fle më pak se çdo qytetar pasi ndjej çdo shqetësim të tyre. Sot për sot është shumë e rëndësishme”, tregoi Rama se sa i shqetësuar është për shqiptarët e varfër, që pas kësaj krize bëhen edhe më të varfër.