Foltorja e Elbasanit/ Berisha fton sot qytetarët: Të bashkuar fitojmë

Lideri historik demokrat, Sali Berisha ka ftuar qytetarët të jenë të pranishëm në Foltoren e sotme në qytetin e Elbasanit.

“Sot ne ora 18:00 në Sallën e Teatrit Skampa të Elbasanit mbahet “Foltorja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Elbasanit të marrin pjesë.  Vetëm të bashkuar fitojmë! Rroftë Elbasani!” shkruan Berisha.

Ai ka postuar një video nga takimet madhështore të zhvilluara në Elbasan kur PD përjetonte ditët e arta.