Tallja e Ramës: Rritje ekonomike s'do të thotë rritje pagash e pensionesh

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke u tallur me qytetarët që i kishin komentuar online.

Ai tha sot se rritja ekonomike me 18% në tremujorin e dytë të këtij viti nuk do të thotë rritje rrogash e pensionesh.

Duke iu përgjigjur një qytetareje mëngjesin e sotëm në një sesion pyetje-përgjigje, Rama tha se kjo rritje do të thotë se ekonomia po ringrihet me shpejtësi pas rrëzimit.

"Po është e vërtetë, 18% rritje në tremujorin e dytë, më e larta në rajon, si rezultat i një ringritjeje të fuqishme pas rënies dramatike nga pandemia. Por nëse komenti yt supozon ironikisht se meqë u rrit vërtetë ekonomia, atëherë duhet të rriteshin automatikisht rrogat e pensionet, përgjigja është jo, kjo nuk funksionon kështu, sepse kjo rritje do të thotë se ekonomia po ringrihet me shpejtësi pas rrëzimit, e jo po ngjitet 18% më lart sesa ç’ishte para se të rrëzoheshim," tha Rama.

Rama shprehet se kriza energjetike është në të gjithë botën dhe se është e pashmangshme për vendin tonë.

Ndërkaq pyetjes se pse duhet që kostoja e vendeve të zhvilluara si Spanja dhe Gjermania duhet të krahasohen me rrogat në vendin tonë, por Rama është shprehur se çmimet e bursës për energjinë në tregun ndërkombëtar janë të njëjta.