Pogba feston fitoren, tregon për të ardhmen e tij te Manchester United

Franca regjistroi një fitore të madhe ndaj Belgjikës me rezultatin 3-2, për të prekur finalen e Ligës së Kombeve, aty ku do të takohet me Spanjën.

Pas përfundimit të ndeshjes, Paul Pogba në një intervistë për ‘Mediaset’ është pyetur për të ardhmen e tij.

Francezi duket se ishte i lumtur pas fitores dhe pyetjet e gazetarit i mori me shaka, duke thënë me një buzëqeshje se atij i pëlqen Torino.

“Më pëlqen Torino!Unë gjithmonë flas me ish-shokët e skuadrës së Juves si Dybala. Unë jam në Manchester tani, jam nën kontratë deri në qershor, atëherë të shohim. Dua ta përfundoj këtë sezon në nivelin më të mirë , atëherë shohim ”, përfundoi francezi.

Ndërkohë Fabrizio Romano ka konfirmuar se Pogba ka një propozim për zgjatjen e kontratës në tryezë nga Manchester United që nga korriku i kaluar. Marrëveshje e re afatgjatë dhe rritje e pagës.

Megjithatë nuk ka ende përgjigje përfundimtare nga ana e Pogba dhe agjenti i tij Raiola.