VIDEOLAJM/ Rama kujdeset personalisht që të mos e ngacmojnë Bashën

Një moment pikant shpëtoi pa u vënë re ditën e sotme në Kuvend!

Kryeministri Edi Rama nuk lejoi asnjë nga deputetët e tij që të ndërpriste kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Teksa kryedemokrati po mbante fjalimin e tij, deputeti i PS-së, Eduard Shalsi po replikonte me Bashën. Në këto momente ndërhyn Rama, i cili vetëm me një shenjë të dorës, i kërkoi që të mos fliste më.

‘Urdhri’ i Ramës u zbatua menjëherë nga Shalsi i cili nuk replikoi më me Bashën dhe i ky i fundit vijoi i qetë fjalimin e tij./DOSJA