Formacionet zyrtare/ Belgjika kërkon hakmarrjen ndaj Francës, në fushë me ekipin më të mirë

Liga e Kombeve vazhdon sonte me gjysmëfinalen e dytë mes Belgjikës dhe Francës në orën, 20:45. Fituesja e këtij takimi do të prekë finalen ku e pret Spanja e cila ditën e djeshme eliminoi Italinë.

Të dy trajnerët kanë hedhur në fushë lojtarët më të mirë të mundshëm, me Belgjikën që ka në sulm lojtarët si, Lukaku, Eden Hazard, apo De Bruyne, e në krahun tjetër Franca me Griezmann, Benzema e Mbappe.

Formacionet zyrtare:

Belgjika: Courtois; Alderëeireld, Denayer, Vertonghen; Castagne, Witsel, Tielemans, Carrasco; De Bruyne, Lukaku, Eden Hazard.

Franca: Lloris; Koundé, Varane, Lucas Hernández; Pavard, Rabiot, Pogba, Theo Hernández; Griezmann, Benzema, Mbappé.