Morën 4 milionë dollarë nga NBA, arrestohen 18 ish-basketbollist të dyshuar për mashtrim

Tetëmbëdhjetë ish -basketbollistë të NBA janë arrestuar pas një operacioni të madh të policisë amerikane me akuzën për mashtrim.

Në periudhën nga 2017 deri në 2020, ish-basketbollistët arritën të zhvatnin një total prej rreth katër milionë dollarësh nga sigurimet shëndetësore të NBA, duke falsifikuar raportet mjekësore.

Terrence Williams, Alan Anderson, Anthony Allen, Desiree Allen, Shannon Brown, William Bynum, Glen Davis, Christopher Douglas-Roberts, Melvin Ely, Jamario Moon, Darius Miles, Milton Palacio, Ruben Patterson, Eddie Robinson, Gregory Smith, Sebastian Telfair, Charles Watson Jr., Antoine Wright dhe Anthony Wroten.

Kreu i këtij grupi kriminal ishte Terrence Williams, sipas mediave amerikane. Më i famshmi prej tyre është ish -kampioni i Bostonit në 2008, Glen Davis.

Nëse akuzat vërtetohen, ish-basketbollistët do të përballen me burg.

Glen Davis