Formacionet zyrtare: Shqipëria U21 – Andorra U21, futbollisti i Partizanit e nis si titullar
Në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet ndeshja mes Shqipërisë U21 dhe Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2023”.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, vijnë në këtë përballje pas disfatës 0-4 ndaj Çekisë, teksa fitorja është detyrim në përballjen e sotme.
Sa i përket formacionin, Bushi do të hedhë në fushë një formacion sulmues 4-3-3 duke aktivizuar titullar sulmuesin e Partizanit, Tedi Cara.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Tafas, Marku, Selmani, Pëllumbi, Ndrecka, Asllani, Karrica, Çelhaka, Dobra, Muçi, Cara, Trajner: Alban Bushi
ANDORRA: Gimenez, Gerrero, Vales, Trave, Ines, Pubil, Izkulerdo, Myler, Planes, Garsia, Ubaç, Trajner: Eloi Kasals