Newcastel bëhet klub shikësh, vetëm disa orë e ndajnë nga pronarët Arab

Një lajm i bujshëm vjen nga ESPN.

Sipas medias spanjolle, Fondi i Investimeve Publike në Arabinë Saudite pritet të kompletojë një marrëveshje me Newcastle United brenda 48 orëve të ardhshme.

Ndërkohë, kishte kohë që Sheikët kërkonin të blinin klubin anglez, por tashmë negociatat kanë avancuar ndjesëm.

Kështu, Premier League pritet të njoftojë Fondin e Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) që do të përfundojë  blerjen  e pronari, Mike Ashley, në një marrëveshje me vlerë pak më shumë se 300 milionë funte, duke i dhënë fund një ngërçi 18-mujor pasi një marrëveshje u arrit fillimisht në prill 2020.