Talenti i Barcelonës thyen rekordin 85-vjeçar te Spanja
Gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve kanë nisur mbrëmjen e sotme me gjysmëfinalen mes Spanjës dhe Italisë.
Sot, për kombëtaren spanjolle i riu Gavi vesh për herë të parë fanellën e La Roja.
Mesfushori i Barçës e nisi si titullar sfidën ndaj azurrëve, duke thyer një rekord të madh.
Në moshën 17 vjeçare e 62 ditë, Gavi u bë lojtari më i ri që luan me kombëtaren iberike, duke mposhtur Pedro Regueiro (17 vjeç dhe 161 ditë) i cili e mbante këtë rekord që nga ... 1936.