Hadërgjonaj: Kosova synon fitoren kundër Suedisë
Futbollisti i përfaqësuese së Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka dhënë një prononcim për mediat në prag të sfidës me Suedinë, ku u shpreh se “Dardanët” do të bëjnë të pamundurën të fitojnë këtë takim.
“Besoj se tri ndeshjet e shtatorit kanë qenë shumë të mira dhe kemi bërë hapa përpara. Ndihem mirë dhe shpresoj se i gjithë ekipi do të vazhdojë me paraqitje të mira.
Të shtunën presim fitore si gjithmonë dhe po e përgatisim mirë këtë sfidë.
E dimë se çfarë na pret në Suedi, sepse kanë kualitet, por i njohim mirë si kundërshtar. Atje do të ketë shumë tifozë tanë dhe pa dyshim do të jetë diçka speciale”, tha Hadërgjonaj.