UEFA 'tërbon' Milanin me vendimin për Cakir, arbitri turk 'gradohet' në vend që të dënohet

Uefa nuk e dënon Cuneyt Cakir. Gjyqtari turk, i cili shkaktoi polemika të shumta me penalltinë që i dha Atletico Madrid kundër Milanit në Ligën e Kampionëve, është “graduar” të drejtojë Gjermani-Rumani, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e “Kupës së Botës” e planifikuar për mbrëmjen e së premtes në Hamburg.

Gabimi i javës së kaluar në San Siro i atribuohet kreut të Var: turkut Abdulkadir Bitigen, i cili në fakt u zëvendësua nga bashkatdhetari i tij Huseyin Gocek.

Ky vendim me siguri do tërbojë Milanin, pasi këta të fundit ndihen të vjedhur nga sfida me Atletico-n.