Thellohet skandali i ‘Pandora Papers’ në sport, futbollisti përfshihet në evazion fiskal

“Pandora Papers” vazhdon të hapë dosje të reja ku janë përfshirë personazhe të botës së sportit.

Pas Pep Guardiolës dhe Karlo Ançelotit, tashmë është ish-mesfushori i Barcelonës dhe i Liverpulit, Javier Mascherano, që ka përfunduar në skandalin e radhës të fshehjes së parave.

“El Pais” ka raportuar se ish-kapiteni i Argjentinës ka përdorur dy kompani “offshore” në ishujt Virxhin për t’iu shmangur detyrimeve fiskale në Spanjë gjatë kohës kur ai luante për Barcelonën. Bëhet fjalë për periudhën 2013-2016 kur ai ishte ende pjesë e katalanasve dhe kujtojmë se asokohe ai ishte hetuar për evazion në shumën e 1.5 milionë eurove taksa të papaguara.