U-21/ Bushi nuk e nënvlerëson kundërshtarin: Andorrën e shohim sikur të kemi Gjermaninë përballë

Trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Andorrës U-21 që kuqezinjtë do të zhvillojnë ditën e nesërme në “Elbasan Arena”, në orën 19:00, takim ky i vlefshëm për eliminatoret e Europianit.

Brenda 1 viti e gjysmë kemi luajtur 3 ndeshje, dy i kemi fituar dhe një e kemi barazuar. E kemi vlerësuar maksimalisht. Andorrën e shikojmë njësoj sikur kemi Gjermaninë përballë. Për të treguar që humbja në Çeki ishte momentale. Kjo ndeshja ndaj Andorrës ka rëndësi të madhe, edhe ne jemi modest, luftën dhe shpirtin e garës e kemi të madhe.

Ekipet e moshave objektiv kanë të furnizojnë ekipin e parë, por kemi edhe objektiv fitoren në çdo ndeshje. Vjet morëm 14 pikë dhe dolën në vendin e tretë. Në ekipin e parë në 5 vitet e fundit janë 25 lojtarë të Shpresave. Është bërë shumë mirë. Pavarësisht humbjeve në Çeki, jemi brenda objektivave, pavarësisht se kemi shumë mungesa, por nuk ka rëndësi. Duhet të fitojmë ndeshjen që është shumë e rëndësishme për ne.

Nuk doja të flisja për Slloveninë, por mund t’i them 2 fjalë, do të jetë një kundërshtar i vështirë, vëmendja dhe objektivi janë 3 pikët me Andorrën”, deklaroi tekniku i Shpresave, Alban Bushi.