Uzuni e njeh Hungarinë: Mungesa e tifozëve nuk na favorizon, do të fitojë ekipi që...

Në konferencën për shtyp në prag ndeshjes me Hungarinë doli sulmuesi Myrto Uzuni, i cili e njeh mjaft mirë kundërshtarin pasi aktivizohet në kampionatin hungarez.

Gjatë fjalës s tij talenti beratas u shpreh: “Ndihem në formën time më të mirë. Kombëtarja është diçka tjetër, duhet të përqendrohemi dhe duhet të jemi të gjithë së bashku të arrijmë objektivat, nuk ka rëndësi kush luan”.

Hungaria: Dua të luaj çdo ndeshje pavarësisht klubit apo kombëtares. Hungarinë e njoh mirë jetoj atje dhe stërvitem me të njëjtët lojtarë që do të luajnë kundër Shqipërisë.

Flasim dhe në dhomat e zhveshjes, presin për një ndeshje shumë të bukur, ekipi që do të bëjë më pak gabime do të fitojë.

Mungesa e tifozëve: Nuk është avantazh për ne, pasi Hungaria ka marrë rezultate të mira pa tifozë. në fushë janë të tre rezultatet, por nuk është në favorin tonë.

Nuk hyjmë për barazimin në fushë, duam të japim maksimumin”.