Ahmetaj firmos emërimin: Ja kush do e zëvendësojë Ardi Veliun

Gledis Nano është drejtori i ri i Policisë së Shtetit, duke zëvendësuar në këtë post Ardi Veliun, i cili dha dje dorëheqjen.

Emërimi i tij erdhi si propozim nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ndërsa sot është miratuar nga Këshilli i Ministrave, me firmë nga zv. kryeministri Arben Ahmetaj, pasi Edi Rama ndodhet në Slloveni.

Së fundi, Nano ka mbajtur detyrën e drejtorit të Antiterrorit në Policinë e Shtetit.