FOTO/ Madhështia e kështjellës Brdo në Slloveni, që po pret samitin e BE me Ballkanin Perëndimor

Slloveni - Kështjella e e Brdo në Slloven u përmend për herë të parë në vitin 1446; pronarët e atëhershëm ishin kalorës, fisniku Egkhi, i cili projektoi historinë e pronës së sotme.

Ndër pronarët e kështjellës gjejmë edhe fisnikun e famshëm slloven Žigo Zois, botanist, eksplorues dhe mbrojtës.

Në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, rezidenca banohej herë pas here nga familja mbretërore jugosllave, e cila e rinovoi plotësisht pronën dhe e transformoi atë në një nga më të bukurat në këtë pjesë të Evropës.

Sot qyteti Brdo është ndërtesa kryesore e protokollit shtetëror të Republikës së Sllovenisë.

Aktualisht është duke pritur samitin BE - Ballkani Perëndimor, kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen që përfaqëson BE-në.

Samiti i takon zbatimit të axhendës strategjike të Këshillit Europian për periudhën 2019-2024.

Po çfarë u shërbye për liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor  në darkën e para të pritjes së tyre më 5 tetor?

Shefi i kuzhinës Tomaž Kavčič i kësaj kështjelle në livadhin malor, që mbrojti yllin e tij Michelin më 23 shtator, gatoi troftë, njoki me patate, djathë të njomë, krem domate me borzilok të freskët dhe mish viçi, gatuar për tre orë në 74 gradë Celcius, patate të pjekura dhe perime, ëmbëlsira.