Ja sa do të rriten rrogat minimale të anglezëve, Johnson: Mjaft më me paga të ulëta

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson do të njoftojë një rritje të pagës minimale brenda javëve, pasi ai zotohet se do t’i japë fund modelit “të prishur” të një ekonomie me paga të ulëta, me rritje të ulët, njoftoi gazeta The Times.

Johnson do të pranojë rekomandimet e këshilltarëve të pavarur që ka të ngjarë të rrisin pagën e fituesve më të ulët në rreth 9.42 paund (12.84 dollarë) në orë, shkruajnë mediat e huaja.

Aktualisht, tarifa për orë për punëtorët në atë grup është 8.91 paudn, ekuivalente me një pagë mesatare vjetore prej pak më shumë se 16,000. Për dikë që punon 35 orë në javë, rritja do të ishte me vlerë prej 928 paund shtesë në vit.

Sipas The Times, kryeministri do të pranojë rekomandimet e këshilltarëve të pavarur që paga e fituesve më të ulët të rritet në 9.42 £ në orë. Rekomandimet mbi normën e pagës minimale bëhen çdo vit nga Komisioni i Pagës së Ulët.