Ja kush janë pasaportat më të fuqishmë në botë për 2021

Indeksi i Pasaportave Henley, i cili mat periodikisht pasaportat më miqësore në botë për udhëtimet, ka publikuar listën e pasaportave më të fuqishme në botë për vitin 2021.

Japonia është në krye të listës, ndërsa në vend të dytë renditet Gjermani dhe Korja e Jugut.

Pasaportat më të fuqishmë në botë në 2021 janë:

1. Japonia, Singapori
2. Gjermania, Koreja e Jugut
3. Finlanda, Italia, Luksemburgu, Spanja
4. Austria, Danimarka
5. Franca, Irlanda, Holanda, Portugalia, Suedia
6. Belgjika, Zelanda e Re, Zvicra
7. Republika Çeke, Greqia , Maltë, Norvegji, MB, SHBA
8. Australi, Kanada
9. Hungari

10. Lituania, Polonia, Sllovakia

Pasaporta më të dobëta

109. Koreja e Veriut
110. Nepali dhe Palestina
111. Somalia
112. Jemeni
113. Pakistani
114. Siria
115. Iraku
116. Afganistani

Ku pozicionohet Shqipëria?

Shqipëria renditet në vendin e 52 me 114 destinacione. Ajo vjen pas vendeve të rajonit, Serbisë në vendin e 38, dhe Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut, të cilat renditet në vendin e 45 (me 124 destiancione). Ndërsa lë pas Kosovën, në vendin e 102 (40 destinacione).