Tritan Shehu mbështet Foltoren: Sot në orën 18:00 në Gjirokastër

Deputeti i PD, Tritan Shehu, e ka përshëndetur me entuziazëm, takimin që do të mbajë sot me demokratët e Gjirokastrës, ish-kryeministri Sali Berisha në vazhdën e nismës “Foltorja”.

Shehu, i cili kandidoi në Gjirokastër, shkroi në Fb: ”Berisha sot në Gjirokastër! Një ngjarje e veçantë kjo për demokratët, për të gjithë banorët e nderuar të këtij qarku me vlera e kontribute të pallogaritshme në zhvillimet historike të vendit tonë, të këtij qarku që po ndjen mbi shpinën e tij të gjithë arrogancën, përbuzjen e këtij regjimi antidemokratik.

Vetëm një PD e gjerë, e hapur, dinamike, si themeli i opozitës shqiptare mund të përballet e të fitojë mbi këtë regjim, duke i kthyer edhe këtij qarku hapësirat, mundësitë, liritë, bërë realitet aspiratat e të gjithë banorëve të tij.

Berisha do të dialogojë sot pikërisht për këto nga foltorja e tij në hotel Olimpik të Gjirokastrës, ora 18.00.”/ar.sh/SYRI.NET