Personi më i gjatë në botë tregon sa doza vaksine anti-covid duhet të marrë sipas mjekut

Sulltan Kösen i cili është i gjatë 2 metra e 51 centimetra, vitin e kaluar tregoi se ai ishte shtruar në spital për 10 ditë ku 5 prej të cilave i kishte kaluar në kujdesin intesiv për shkak të koronavirusit.

"U infektova me COVID-19 dhe e kalova me shumë vështirësi. U trajtova në spital për 5 ditë në njësinë e kujdesit intensiv dhe 5 ditë në dhomën normale. Isha në karantinë në shtëpi për 15 ditë. Kam marrë edhe dy doza të vaksinës BioNTech. Por për shkak të peshës sime, mjeku më tha që duhet të merrja 5 doza vaksine. Kur u sëmura, kisha shumë ethe. Kisha gulçim i gjithë trupi më dridhej. U ndjeva sikur isha në zjarr, kisha një kollë të thatë. Shpresoj se do të heqim qafe këtë telash sa më shpejt të jetë e mundur' është shprehur Kosen.

Së fundmi Kosen ishte ftuar nga biznesmeni turk Besir Zengin në Stamboll për ceremoninë e hapjes së zyrave të guvernatorit të qarkut Avcilar Kemal Inan.

Duke deklaruar se ishte i kënaqur me vëmendjen që mori, Sulltan Kösen tha se gjatë rrugës për në Stamboll, vendet në aeroplan ishin të vogla për gjatësinë e tij, por ai ndihej rehat. 

Kösen deklaroi se numri i këpucëve që ai vesh është 61 dhe nuk ankohet për asgjë në jetën e tij, përfshirë gjatësinë dhe peshën.

Gjatë vizitës së tij në Stamboll, u vu re Sulltan Kösen nuk mundte të qëndronte për një kohë të gjatë në këmbë dhe përdorte një shkop gjatë ecjes.