Foltorja ndiqet në mbarë diasporën shqiptare/ Berisha poston FOTOT

Një kolazh fotografish ardhur nga shqiptarë nga e gjithë bota, tek e ndjekin me interesim të madh ish-Kryeministrin Sali Berisha në turin e nismës së tij "Foltorja" nëpër Shqipëri, tregon interesin e madh të bashkatdhetarëve për zhvillimet dhe rimëkëmbjen e Partisë Demokratike.

Duke e publikuar këtë album, nismëtari Sali Berisha u ka dërguar atyre vlerësimin dhe mirënjohjen e tij më të madhe.

Berisha shkroi sot në Fb, krahas fotove: "Foltorja ka pushtuar dhenë. Ajo është zëri i kombit, shpresa e tij. Nderim demokrateve dhe demokratëve për misionin e tyre."/ar.sh/SYRI.NET