Qeveria e Spanjës do t'i vërë kufij, qerave të banesave në projektligjin e ri të strehimit

Koalicioni qeverisës i krahut të majtë në Spanjë dëshiron të frenojë kostot e larta të strehimit duke imponuar kufij në rritjen e qirasë nga pronarët që zotërojnë 10 ose më shumë prona banimi.

Partitë opozitare dhe drejtuesit e organizatave të biznesit e kanë kritikuar propozimin si një ndërhyrje të pahijshme në tregun e lirë nga qeveria e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez.

Ministrat e qeverisë miratuan draftin e legjislacionit për kontrollin e qirasë gjatë një takimi javor të Kabinetit të martën. Familjet e cenueshme dhe të rinjtë në moshë pune në qytetet më të mëdha të Spanjës do të jenë përfituesit kryesorë të ligjit të propozuar, tha qeveria.

Pagat e ulëta dhe një shkallë papunësie prej 35% tek të rinjtë - më e larta në mesin e 19 kombeve që përdorin monedhën e përbashkët euro - do të thotë që shumë spanjollë nuk mund ta përballojnë dot të jetojnë veçmas. Ata largohen nga shtëpia e prindërve në një moshë mesatare 30 vjeç, krahasuar me një mesatare të Bashkimit Evropian prej 26 vjeç.

Dispozita më e diskutueshme në projekt -ligj do të vendoste kufij në rritjen e çmimeve për pronarët me prona të shumta banimi, një veprim i krijuar për të shënjestruar kompanitë e mëdha të pasurive të patundshme dhe fondet e investimeve. Qeveria ende nuk e ka publikuar draftin, kështu që detajet rreth kufirit nuk dihen tani për tani.