E pëson keq/ Eskorta i zhvat mbi 3.5 milion paund të moshuarit
Një eskortë 34 vjeçare, që mashtroi një klient të pasur me të paktën 2.5 milion paund, mund të dënohet me 7 vjet burg, sipas “The Sun”.
Louise Caplan, 34 vjeçe, u takua me “viktimën” e saj 68-vjeçare, pasi ai e rezervoi atë përmes një agjencie online.
I moshuari i dha asaj 1 milion paund dhurata, por Caplan e mashtroi që t'i jepte edhe 2.5 milionë paund të tjerë për të financuar sipërmarrjet e biznesit në Dubai dhe Dublin.
Caplan ka disa profile në rrjetet sociale, në të cilat ajo pretendon se është stiliste mode dhe CEO e një kompanie.