Ish-futbollisti i Liverpool kritikon blerjen më të shtrenjtë të City-t: Është paguar tri herë më shumë se vlera që ka

Ditën e sotme, në orën 17:30, do të luhet Liverpool-Manchester City, sfidë e vlefshme për javën e 7-të në premier League.

Një ndeshje e madhe që mund të jetë ndezur para se skuadrat të zbresin në fushë nga deklaratat e Dirk Kuyt, ish-sulmuesi i Të Kuqve.

Holandezi ka kritikuar hapur Jack Grealish, mesfushori i blerë nga City këtë verë për një shumë marramendëse.

“Grealish është paguar 100 milionë sterlina nga Manchester City. Një shifër tri herë më e lartë se vlera e tij e vërtetë”, ka thënë holandezi për Mirror.

Gjatë intervistës, Kuyt ka shpjeguar se rasti i Grealish nuk është i izoluar dhe se në përgjithësi të gjitha operacionet e merkatos kanë shifra të ekzagjeruara.